Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë i arsyetohet Kongresit për operacionet në Libi


Shtëpia e Bardhë është duke insistuar që Presidenti Barak Obama, e ka autoritetin që të vazhdoj aksionin ushtarak amerikan mbi Libinë pa një autorizim nga ligjvënësit amerikan në Kongres.

Në një raport 32 faqësh që i është dërguar Kongresit të mërkurën, Shtëpia e Bardhë argumenton se pjesëmarrja amerikane në operacionet e udhëhequra nga NATO kundër regjimit të Muamer Gadafit nuk e ka të nevojshme autorizimin e Kongresit pasi pjesëmarrja amerikane në ato operacione është e limituar.

Ky raport është vjen si përgjigje ndaj një rezolute jo obliguese që është kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve që e kritikon Obamën se ka dështuar që të ofroj “arsyetime bindëse” për përfshirjen amerikane në Libi.

Në raportin e saj, Shtëpia e Bardhë, gjithashtu e ka vendosur edhe koston e pjesëmarrjaes në operacionet e Libisë, e që është rreth 715 milion dollarë.
XS
SM
MD
LG