Ndërlidhjet

Al Zavahiri, trashegimtari i bin Ladenit në krye të AL Kaidës


Një faqe interneti që besohet se i takon rrjetin terrorist, Al Kaida, ka thënë se Ajman al Zavahiri, i lindur në Egjipt, është pasues i Osama bin Ladenit, në krye të organizatës.

Bin Laden ishte vrarë gjatë një operacioni të komandove amerikane muajin e kaluar në Pakistan.

Al Zavahiri, vendndodhja e të cilit nuk dihet, ka qenë person ii dytë për nga rëndësia në Al Kaida pas bin Ladenit. Lajmi është postuar sot në një faqe interneti e cila njihet për lidhjet që ka me Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG