Ndërlidhjet

Rusia e përkrahë një mandat të dytë për Ban Ki Munin


Rusia sot ka njoftuar se e mbështetë Ban ki Munin për tu ri-zgjedhur në postin e Sekretarit Gjeneral të OKB-së. Agjencia ruse e lajmeve, e ka cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksander Lukasheviq, duke thënë se Rusia është “e gatshme që të përkrahë kandidaturën” e Ban Ki Munit për një mandat të dytë gjatë votimit që do mbahet sot në Këshillin e Sigurimit për zgjedhjen si Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Rusia është vendi i fundit anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që e përkrahë kandidaturën e ki Munit.

Një votim formal për kandidaturën e Ban Ki Munit pritet të mbahet para fundit të qershorit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
XS
SM
MD
LG