Ndërlidhjet

Vazhdon shtypja e dhunshme e protestave në Siri


Trupat siriane me vetura të blinduara kanë hyrë në një qytet tjetër veriperëndimor si pjesë e përpjekjeve të qeverisë siriane kjo që të shtyp demonstratat pro-demokracisë. Televizioni shtetëror ka transmetuar pamje të trupave që hyjnë në Maaret al Numan, një qytet me 100 mijë banorë.

Nuk është ende e qartë nëse ka pasur viktima gjatë këtij operacioni. Shumë banorë të këtij qyteti kanë ikur pak para nisjes së sulmit të forcave qeveritare.

Trupat kanë hyrë edhe në qytetin tjetër të Kan Sheikhunit, në jug të Marat al Numanit.

Ndërkohë, ka pasur thirrje të tjera për protesta kundër regjimit të Presidentit Bashar al Asad, pas kryerjes së lutjeve myslimane sot. Të enjtën, Rami Makluf, kushëri i Presidentit Bashar al Asad, që thuhet se është biznismeni më i fuqishëm i Sirisë, ka lajmëruar se ai ka hequr dorë nga përfshirja në biznes.
XS
SM
MD
LG