Ndërlidhjet

11 militantë vriten gjatë luftimeve në Pakistan


Zyrtarët thonë se forcat e sigurisë së Pakistanit sot kanë vrarë 11 militantë gjatë përleshjeve në veriperëndim të Pakistanit, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Zyrtari lokal qeveritar, Mohamed Ilias Kan, është cituar duke thënë se luftimet kanë ndodhur në Saraki dhe Muka.

Zyrtarët lokal të sigurisë e kanë konfirmuar se luftimet kanë ndodhur dhe viktimat. Pakistani deri më tash ka ndërmarrë disa ofenziva kundër militantëve në zonën veriperëndimore që prej gushtit të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG