Ndërlidhjet

Rasti Tisa: Dënohen 7 nga 8 të akuzuarit me 66 vjet burg


Shtatë persona janë dënuar sot nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës për rastin e lumit Tisa, me 66 vjet burg së bashku, ndërsa një person është liruar nga akuzat.

Rasti ka të bëjë me vdekjen e 15 migrantëve kosovarë në Lumin Tisa, në kufirin në mes të Hungarisë dhe Serbisë, derisa ata tentonin të kalonin ilegalisht në BE.
Akuzat kundër shtatë tashmë të dënuarve, siç njofton për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, kanë të bëjnë me krim të organizuar, trafikim të migrantëve ndërsa rasti sipas Krasniqit e “ka zbuluar një grup të krimit të organizuar që ju ofronte migrantëve, kalim ilegal në BE dhe vendeve të tjera të Evropës, duke bërë përfitime të mëdha ilegale”.

Pjesë e dënimit, përpos burgosjes është edhe dënimi me para në vlerë prej 450 mijë eurove. Paneli i gjykatsëve përbëhej nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës kosovar.

Palët e dënuara sipas zëdhënësit Krasniqi, tashmë kanë 15 ditë afat për të apeluar vendimin.
XS
SM
MD
LG