Ndërlidhjet

Artileria e rëndë përdoret nga rebelët dhe forcat e Gadafit


Rebelët dhe forcat lojale ndaj Muamer Gadafit, janë përballur në mes veti në një pjesë të territorit që është nën kontrollin e qeverisë, në lindje të kryeqytetit, Tripoli.

Raportohet se të dy palët kanë shkëmbyer artileri të rëndë në mes veti në Zlitan, rreth 160 kilometra larg prej Tripolit. Aeroplanët e NATO-s, ndërkohë i kanë vazhduar bombardimet në kryeqytetin libian, ku janë dëgjuar gjashtë shpërthime.

Avancimet e rebelëve në drejtim të kryeqytetit Tripoli kanë qenë të ngadalshme, ndërsa disa javë që prej nisjes së sulmeve kundër zonave të Gadafit dhe caqeve të tjera, ende nuk shihet fundi i regjimit 41 vjeçar të liderit libian.
XS
SM
MD
LG