Ndërlidhjet

Puthja fatale martesore, kthen gëzimin në tragjedi


Puthja e parë martesore ka përfunduar fatalisht për një çift të sapomartuar në Pragë, të cilët natën kur e festonin zyrtarizimin e lidhjës së tyre, kanë rënë nga ballkoni.

Nusja ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa dhëndrri është dërguar me lëndime të rënda në spital.

Dhëndri është një 28 vjeçar rus, ndërsa nusja ishte tri vjet më e re nga Lituania. Të dy kanë dal në ballkon që të shkëmbejnë puthjen e parë para të ftuarve, ndërsa puthja e tyre ishte aq e pakujdeshme sa që të dy kaluan mbi kangjellat e ballkonit të katit të tretë.

Sipas të dhënave të policisë, alkooli nuk është shkaktar i kësaj fatkeqësie.
XS
SM
MD
LG