Ndërlidhjet

KE: Ka mundësi të filloj dialogu me 3 shtete të Ballkanit


Komisioneri evropian për zgjerim, Stefan Fyle, në një intervistë për gazetën vjeneze, Presse, ka paralajmëruar për mundësinë që deri në fund të këtij viti, Komisioni Evropian të nis dialogun me disa vende të Balkanit Perëndimor.

Ky vit mund të jetë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor, ka thënë Fyle, duke shtuar se Komisioni “duke u mbështetur në progresin e madh të arritur, deri në fund të vitit të rekomandoj fillimin e negociatave me BE-në, jo vetëm me një apo dy, por ndoshta tre vende.

Fyle është përgjigjur në mënyrë pohuese në pyetjen nëse fjala është për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, duke shtuar se sivjet, Komisioni Evropian do e përfundoj më herët raportin për përparimet që i kanë bërë këto tri vende.
XS
SM
MD
LG