Ndërlidhjet

Peticion që bënë thirrje për zgjedhje presidenciale në Jemen


Më shumë se 10 klerikë me ndikim dhe liderë fisesh, kanë bërë thirrje për zgjedhje presidenciale në Jemen. Asoshiejtëd Pres raporton se peticioni kërkon që Presidenti Ali Abdullah Saleh, të dorëhiqet dhe të mbahen zgjedhjet.

Saleh është në trajtim mjekësor në Arabinë Saudite pasi u lëndua gjatë një sulmi ndaj pallatit presidencial.

Klerikët dhe liderët e fiseve thonë se ai nuk është më në gjendje që të vazhdojë detyren si udhëheqës i vendit. Saleh e ka vazhduar detyrën në krye të vendit megjithë protestat e shumta që e kanë kërkuar dorëheqjen e tij prej muajit shkurt.
XS
SM
MD
LG