Ndërlidhjet

Ndron jetë disidentja e kohës sovjetike, Jelena Boner


Raportohet se disidentja e njohur ruse e kohës së Bashkimit Sovjetik, Jelena Boner, ka vdekur sot në moshën 88 vjeçare. Vajza e Bonerit, Tatiana Jankeleviq, ka thënë se nëna e saj vdiq në shtëpinë e saj në Boston, mirëpo nuk e ka dhënë arsyen e vdekjes së saj.

Boner, një kritikuese e zëshme e Valdimir Putinit dhe mbrojtëse për një kohë të gjatë e demokracisë në Rusië, ishte martuar me fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, Andrei Saharov.

Fizikani i njohur bërthamor gjithashtu ka qenë disident i njohur i kohës sovjetike. Ai ka vdekur në vitin 1989.
XS
SM
MD
LG