Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka thënë se Departmaneti i Shtetit, në tandem me shtete të tjera, kanë kryer bisedime fillestare me talibanët në Afganistan.
Gejts i ka thënë CNN se “këto kontakte janë tërësisht preliminare në këtë moment”.
Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që të determinohet “kush i prezanton saktësisht talibanët” para se të nisin bisedimet me palën që pretendon se e përfaqësojnë liderin e talibanëve, Mullah Omar.
Më herët gjatë ditës, Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka thënë se SHBA-të janë në kontakt me talibanët që t’i jepet fund luftës 10 vjeçare në Afganistan.