Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Spanjë


Demonstrata kundër politikës korruptuese dhe papunësisë janë mbajtur sot në Spanjë si pjesë e një lëvizje të madhe që ka nisur më 15 maj.

Ky shtet e ka shënuar nivelin më të lartë të papunësisë në eurozonë, me rreth 21 % megjithëse konsiderohet ekonomia e katërt më e madhe e zonës që e përdor euron.

Marshuesit në Madrir sot kanë mbajtur pano në të cilat shkruante: “Le të marshojmë së bashku kundër krizës”.

Demonstruesit në Spanjë, shtet ky i zhytur në borgje, ka rritur shqetësimet rreth ndikimit që mund të ketë kriza e këtij vendi në ekonominë e gjerë evropiane, në kohën e diskutimit të pakove shpëtuese për Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë.
XS
SM
MD
LG