Ndërlidhjet

Irani se lejon vizitën e raportuesit të OKB-së


Parlamenti Iranian nuk do e lejoj një raportues special të OKB-së, i sapo emëruar në këtë pozitë, që të vizitojë Teheranin, në një mision fakt-mbledhës.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Iranit, IRNA, ka raportuar se Komiteti për të Drejtat e Njeriut i parlamentit Iranian, ka vendosur që Ahmed Shahid, ish ministry i jashtëm i Malediveve, nuk duhet të lejohet që të vizitojë Teheranin.

Zëvendës shefi i këtij komiteti, Mohamad Karim Abedi, i ka deklaruar IRNA-s, se OKB para se të hetojë Iranin duhet të hetojë shkeljen e të drejtave të njeriut në SHBA dhe Izrael.

Sipas Teheranit zyrtar, OKB dhe organizatat e të drejtave të njeriut nuk kanë njohuri për normat islame, duke shtuar se kriteret për të drejtat e njeriut nuk mund të standardizohen, por ato duhet të mbështeten në kulturen dhe besimin e shtetit relevant.

OKB disa herë është shprehur e shqetësuar disa herë rreth asaj që e konsideron si shkelje të madhe të të drejtave të njeriut në Iran.
XS
SM
MD
LG