Ndërlidhjet

Vdes deputetja Nekibe Kelmendi


Pas një sëmundjeje të rëndë që prej disa muajsh, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi, ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

Në Qeverinë e kaluar, Nekibe Kelmendi ishte ministre e Drejtësisë, dhe njëkohësisht kryente funksione të larta partiake në LDK.

Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat serbe ia vranë bashkëshortin - avokatin e njohur dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi, si dhe të dy djemtë e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendi
XS
SM
MD
LG