Ndërlidhjet

NATO: ka mundësi që nga sulmi janë vrarë civilë


NATO-ja thotë se njëri nga sulmet e saj ajrore në Tripoli të Libisë ishte i gabuar dhe ka mundur të vrasë civilë.

Aleanca ushtarake tha se sulmi i gabueshëm, dje herët në mëngjes, ka mundur të bëhet për shkak të “dështimit të sistemit të armatimit”.

Zyrtarët e Libisë thanë se nëntë civilë janë vrarë, përfshirë edhe dy fëmijë.

Një komandant i NATO-s tha se aleanca shpreh “keqardhje për humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm dhe ka kujdes të jashtëzakonshëm gjatë sulmeve”.
XS
SM
MD
LG