Ndërlidhjet

Pakistan: Sulme të dyshuara ajrore amerikane në Paktia


Nga një sulm ajror i dyshuar i Shteteve të Bashkuara, sot është goditur një makinë dhe një shtëpi në provincën lindore Paktia.

Një zyrtar pakistanez, në kuishte të anonimitetit, tha se “tre militantë janë vrarë” në makinë.

Zyrtari lokal qeveritar, Noor Alam, tha se sulmi në shtëpi ndodhi disa minuta pasi raketa kishte goditur makinën.

Aeroplanat e Shteteve të Bashkuara pa ekuipazh, në mënyrë rutinore i marrin në shënjestër militantët e al-Kaidës dhe ata talibanë, që operojnë në brezin fisnor pakistanez, por zakonisht, operacionet janë të koncenturara kundër kryengritësve në bazat në Vaziristan.
XS
SM
MD
LG