Ndërlidhjet

Bagdad: Sulmohet konvoji i Ambasadës së Francës


Policia e Irakut ka njoftuar se një konvoj i Ambasadës Franceze, që qarkullonte nëpër Bagdad, është goditur nga një bombë.

Sipas policisë, katër rojtarë irakianë, që punonin për Ambasadën, janë plagosur nga eksplodimi.

Janë plagosur edhe tre kalimtarë të rastit.

Një veturë në këtë kovoj ishte dëmtuar.

Ambasadori francez, Denis Gauer, i tha AFP-së, se “askush në makinë nuk është lënduar dhe nuk ka pasur indikacione se cak i bombës ishte veçanërisht kjo makinë”.
XS
SM
MD
LG