Ndërlidhjet

BE i kërkon Shqipërisë ta tejkalojë ngërçin politik


Bashkimi Evropian ka kërkuar nga qeveria dhe opozita në Shqipëri që të rinisin dialogun dhe të tejkalojnë ngërçin politik.

Në konkluzionet për Shqipërinë, të arritura pas mbledhjes së ministrave të jashtëm, BE ka dënuar përkeqësimin e situatës politike dhe rritjen e tensioneve pas zgjedhjeve lokale, të cilat u vlerësua se u mbajtën në frymë transparente e konkurruese.

“Mirëpo situata në Tiranë është një çështje shqetësuese. BE duke vënë në pah vendimin e Kolegjit Zgjedhor, thekson se është thelbësore që procesi zgjedhor, përfshirë edhe procedurat e apelit dhe deklaratën rezultateve finale të KQZ-së, të përmbyllen në formë tërësisht transprante, të pavarur dhe në përputhje me kornizën ligjore”, thuhet në rekomandimet e BE-së për Shqipërinë.

BE i bën thirrje liderëve politikë që të mbështesin finalizimin e procesit zgjedhor në mënyrë të qetë, e më pas të fokusohen në reformën zgjedhore, duke marrë për bazë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

“BE i kërkon qeverisë dhe opozitës që në mënyrë urgjente të rinisin dialogun politik dhe të tejkalojnë ngërçin e stërzgjatur politik”, thuhet në përfundimet e BE-së për Shqipërinë.
XS
SM
MD
LG