Ndërlidhjet

BE sanksione shtesë kundër Bellorusisë


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë zgjeruar sanksionet ekonomike kundër Bellorusisë, duke ngrirë asetet në tri firma që kanë lidhje me Presidentin bellorus, Aliksander Llukashenka.

Vendimi ka për qëllim që të rrisë presionin financiar kundër regjimit aktual që të ndaloj shtypjen e opozitës.

Brukseli gjithashtu i ka shtuar edhe katër persona të tjerë në listën e zezë, persona këta që kanë lidhje me regjimin e Llukashenkas.

Union ii 27 vendeve tashmë ka vendosur ndalesa udhëtimi dhe ngrirje të aseteve ndaj 188 personave, përfshirë edhe personat e afërm me presidentin bellorus dhe disa gjyqtarë të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG