Ndërlidhjet

Papandreu përballë votëbesimit kyç


Kryeminsitri grek, George Panpandreou përballet sot me votëbesimin e parlamentit për kabinetin e tij qeveritar.

Panpandreou riformatizoi kabinetin e tij të premten e kaluar, në mesin e protestave që po vazhdojnë të kundërshtojnë planet për shkurtimet e shpenzimeve dhe shitjen e aseteve shtetërore.

Ministrat e eurozonës i kanë dhënë Athinës zyrtare dy javë kohë për të miratuar pakon e kursimeve, në këmbim të marrjes së 12 miliardë eurove, në kuadër të këstit të fundit të kredisë prej 110 miliardë eruosh të lëshuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe BE-ja.

Papandreou ka kërkuar nga populli që të pranojë shkurtimet me qëllim që të evitohen siç i ka quajtur “pasojat katastrofike”, që do të shkaktoheshin nga pamundësia e larjes së borxheve.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso tha sot në Bruksel se shpreson që ligjvënësit grekë do të ofrojnë mbështetjen e gjerë për qeverinë e re.
XS
SM
MD
LG