Ndërlidhjet

Zanier, kandidat konsensual për shef të OSBE-së


Shefi i misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanier është shfaqur si kandidat konsensual për t’u vënë në krye të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

Agjencia e lajmeve DPA, duke cituar një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme të Lituanisë, vend ky që mban kryesimin e radhës së OSBE-së, ka thënë se “procedurat janë duke vazhduar për ta zgjedhur Lamberto Zanierin si shef të ri të organizatës 56 anëtarëshe”.

Diplomati italian, Lamberto Zanieri, ka qenë në krye të UNMIK-ut që nga viti 2008.

E hëna ka qenë dita e fundit për vendet anëtare të OSBE-së, të cilat arritën vendimin me konensus, që të paraqesin kundërshtimet eventuale ndaj kandidaturës së Zanierit.
XS
SM
MD
LG