Ndërlidhjet

Izraeli lejon ndërtimin e shtëpive në Gazë


Autoritetet ushtarake izraelite thanë se kanë autorizuar ndërtimin e 1 mijë e 200 shtëpive të reja palestineze në Rripin e Gazës, një nga projektet më të mëdha të banimit ndër vite në këtë territor.

Administrata Civile e Izraelit, tha se ka autorizuar ndërtimin e shtëpive dhe 18 shkollave në Gazën jugore.

Izraeli në masë të madhe ka ndaluar hyrjen e materialeve ndërtimore në këtë rajon që kur militantët e Hamasit morën kontrollin atje në vitin 2007.

Izraeli frikësohet se militantët mund të përdorin materialet ndërtimore për qëllime ushtarake.

I dërguari i Ban Ki-Munit për Lindjen e Mesme Robert Seri, e mirëpriti këtë lëvizje duke e quajtur si “hap domethënës”.
XS
SM
MD
LG