Ndërlidhjet

Brazil: Vdiq personi më i vjetër në botë, kishte 114 vjeç


Një grua braziliane që ishte pranuar nga Rekordet e Botës Gines, si personi më i vjetër në botë, ka vdekur në moshën 114 vjeçare.

Raportohet se Maria Gomes Valentim, ka ndërruar jetë të martën, pas dështimit të disa prej organeve të saj, pak javë para se të bëhej 115 vjeçare, më saktë më 9 korrik.

Valentim, e cila vdiq kur kishte 114 vjet e 347 ditë, vlerësonte se jetëgjatësia e saj lidhet me ushqimin e shëndetshëm, një copë bukë çdo mëngjes, me fruta dhe kafe.

Familja e Valentimit u ka thënë reporterëve se ajo gjithashtu e kishte nje dell kokëfortë dhe se gjithmonë është marrë vetëm me punët e veta.

Me vdekjen e saj, titulli i personit më të vjetër në botë i kalon Bese Kuper, nga shteti amerikan i Xhhorxhias, e cila është vetëm 48 ditë më e re se Maria Gomes Valentim.
XS
SM
MD
LG