Ndërlidhjet

Deputetit kurd i merret pozita e deputetit në Turqi


Bordi zgjedhor i Turqisë ka vendosur që një politikan kurd i zgjedhur deputet në parlamentin turk nuk mund ta ushtroj këtë detyrë për shkak të përballjes me akuza në lidhje me terrorizmin.

Bordi i Lartë Zgjedhor, ka njoftuar se Hatip Dicle, nuk mund të kualifikohet për pozitën e deputetit në parlamentin e ri turk, pas zgjedhjeve të 12 qershorit.

Ai ishte dënuar me 20 muaj burg në vitin 2009, i akuzuar për bërjen e propagandës në të mirë të rebelëve kurdë.

Politikani i ka bërë apel vendimit në fjalë mirëpo një gjykatë e lartë e ka konfirmuar akuzën ndaj tij, vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Dicle, një prej politikanëve që e kanë përkrahur partia e kurdëve, është zgjedhur si deputet i pavarur në qytetin ku dominon popullata kurde, Dijarbakir.
XS
SM
MD
LG