Ndërlidhjet

Mblidhet G20-a, diskutojnë çmimet e ushqimit


Ministrat e bujqësisë nga grupi i 20 vendeve me ekonomi të zhvilluar dhe apo në zhvillim e sipër, kanë filluar një takim dy ditor në Paris, për të diskutuar qysh të frenohet paqëndrueshmëria e çmimeve të ushqimit.

Franca, e cila po e kryeson G20-ën këtë vit, po bëjnë trysni për më shumë rregullativa për tregun e mallrave. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i ka fajësuar spekulantët për inflacionin e çmimeve.

Çmimet e ushqimeve bazike janë gjithashtu duke e rënduar urinë, derisa në botë ekzistojnë një nga shtatë persona, apo 925 milion në tërësi, që janë të uritur, të dhëna këto të organizatës Oxfam.
XS
SM
MD
LG