Ndërlidhjet

Siri: Kundërshtohet çfarëdo përzierje e jashtme


Ministri i jashtëm i Sirisë, Valid Muallem, sot ka kundërshtuar çfarëdo përzierje të jashtme në punët e brendshme të këtij vendi, ndërsa është shprehur se Damasku do të dëshironte t’i mbante lidhjet e mira me Turqinë, që ishte aleat për një kohë të gjatë.

Këto komente u bënë derisa Ankaraja ishte distancuar nga udhëheqja e Sirisë, lidhur me goditjen e fundit brutale kundër protestave për demokraci.

Ministri Muallem, poashtu, i ka kritikuar sanksionet evropiane kundër Sirisë.

Siria i është nënshtruar një kritike të ashpër ndërkombëtare dhe sanksioneve për shkak të ndërhyrjes brutale kundër lëvizjes protestuese në rritje.

Opozita vlerëson se afro 1400 vetë janë vrarë prej mesit të muajit mars, kur filluan protestat.

Presidenti Asad ka ofruar premtime të paqarta për reforma, për ndaljen e protestave.

Por, opozita po synon përfundimin e regjimit shumvjeçar të sundimit të presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG