Ndërlidhjet

Gjykata afgane rrëzon rezultatet zgjedhore


Një tribunal sepcial afgan ka rrëzuar sot pothuaj 25 për qind të rezultateve të zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Ligjvënësit thanë se nga 249 deputetët, deri në 60 janë prekur prej vendimeve.

Disa ligjvënës kanë thënë se tribunali special është ilegal dhe kanë kërcënuar se do të mbajnë protesta kundër asaj që ata e shohin si rrëmbim i pushtetit nga Karzai.

Kritikët e Karzait thonë se gjykata është ngritur pas zgjedhjeve të kontestuar të 2010, në të cilat rivalët e Karzait shënuan rezultate të mira, për të arritur qëllimet politike dhe jo për t’i shërbyer drejtësisë.
XS
SM
MD
LG