Ndërlidhjet

G20, masa për stabilizim çmimesh të ushqimit


Ekonomitë më të mëdha botërore janë pajtuar për një seri masash që kanë për qëllim stabilizimin e çmimeve të ushqimit.

Ministri francez i agrikulturës, Bruno Le Maire tha në samitin e G20-ës se ministrat janë pajtuar që të qetësojnë tregun botëror duke ngritur një sistem transparent që do t’i përcillte furnizimet globale, rezervat e ushqimit, që të krijonte një mekanizëm të shpejtë reagimi, i cili do të merrej me thatësirat në vendet prodhuese.

Rritja e çmimeve të energjisë në vitin 2008, pat rritur edhe ato të ushqimit, duke shkaktuar trazira në një numët të shteteve në zhvillim.
XS
SM
MD
LG