Ndërlidhjet

Slloveni: Trupat në Afganistan tërhiqen deri në tetor


Kryeministri i Sllvoenisë, Borut Pahor, tha se planifikohet që trupat e vendit të tij në Afganistan, do të tërhiqen deri në muajin tetor.

Këtë deklaratë ai e bëri para reporterëve në Lubjanë, pas një takimi të qeverisë së Sllovenisë.

Anëtare e NATO-s, Sllovenia, në Afganistan i ka 89 ushtarë, që shërbejnë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse në Afganistan dhe janë të angazhuar në stërvitjen e forcave të sigurisë së këtij vendi.
XS
SM
MD
LG