Ndërlidhjet

Afganistani, sërish lider i prodhimit të opiumit


Një raport i ri i OKB-së mbi tregun e paligjshëm global të drogës, tha se prodhimi i opiumit në Afganistan ka rënë në vitin 2010, por vetëm si pasojë e sëmundjes së kulturës bujqësore.

Me gjithë rënien, Raporti Botëror i Drogës për vitin 2011 tha se Afganistani mbetet prodhuesi më i madh i opiumit në botë.

Në vitin 2010, furnizimi botëror nga Afganistani ka qenë 74 për qind.

Si prodhues i dytë në botë, vjen Mianmari, por larg nga Afganistani, me vetëm 12 për qind të prodhimit global.

Drejtori ekzekutiv i UNODC, Juri Fedotov tha se prodhimi i 3 mijë e 600 tonë të opiumit e ka bërë Afganistanin prodhuesin më të madh botëror në vitin e kaluar, edhe pse në krahasim me vitin 2009, Afganistani ka shënuar rënie të prodhimti nga 88 në 74 për qind.

OKB parasheh rritje te prodhimit të opiumit në Afganistan për këtë vit.
XS
SM
MD
LG