Ndërlidhjet

SHBA, sanksione ndaj kompanisë Iran Air


Thesari amerikan tha se ka futur në listë të zezë operatorin detar iranian dhe atë ajror, Iran Air.

Veprimet kanë në shënjestër dy segmentet kryesore të infrastrukturës transportuese të Iranit, për të cilat Departamenti Amerikan i Thesarit, tha se janë përdorur për të ndihmuar përpjekjet e Teheranit për të zhvilluar armë të shkatërrimit në masë.

Veprimet ia ndalojnë çdo entiteti amerikan që të kryejë transaksione me Tidewater Middle East Company, e cila operon në 7 porte iraniane dhe me Iran Air, që kryen fluturime në 35 destinacione ndërkombëtare dhe 25 vendore, dhe ka një flotë prej 40 aeroplanëve.

Përcaktimi nga ana e Departamentit të Thesarit të këtyre firmave si mbështetëse të përhapjes së aramëve, kërkon gjithashtu të ngrijë të gjitha pasuritë që ata mund të kenë nën juridiksionin e SHBA.
XS
SM
MD
LG