Ndërlidhjet

Siri: 1.500 refugjatë tjerë ikin në Turqi


Më shumë se 1 mijë e 500 refugjatë kanë kaluar ë Turqi në 24 orët e kaluara, ndërsa armata siriane ia ka mësyrë kufirit në kuadër të fushatës së saj për të shtypur protestat anti-qeveritare.

Agjencia turke e lajmeve Anatolia citoi qeverinë provinciale në Hatay të ketë thënë se numri i përgjithshëm i regjistruar në kampet e përkohshme ka shkuar në më shumë se 11 mijë e 700, krahasuar me 10 mijë e 200 sa ishin një ditë më parë.

Shumica e refugjatëve të fundit, vijnë nga kampet e ngritura afër kurfirit me Turqinë, të cilët lëshuan vendin, me t’u paraqitur ushtria siriane.
XS
SM
MD
LG