Ndërlidhjet

Fillon gjykimi i Timoshenkos


Ish kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, paraqitet sot para gjykatës, në lidhje me akuzat për shpërdorim të pushtetit, në një proces gjyqësor, që ajo e ka quajtur hakmarrje politike të orkestruar nga presidenti Viktor Janukoviq.

Akuzat lidhen me marrëveshjen për gazin që ajo e nënshkruajti me Rusinë në vitin 2009, ndërsa ishte kryeministre. Prokurorët thonë se ajo i shkaktoi 190 milionë dollarë humbje buxhetit të Ukrainës.

Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet mes 7 dhe 10 vjet.

Timoshenko, një nga lideret e Revolucionit të Portokalltë, ka thënë se do të ngre ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ajo tha se është viktimë e përndjekjes politike.
XS
SM
MD
LG