Ndërlidhjet

Mario Dragi, Shef i Bankës Qëndrore Evropiane


Liderët e BE-së, e kanë emëruar Mario Dragin, në pozitën e Presidentit të Bankës Qëndrore Evropiane. Presidenti i BE-së, Herman van Rompij, ka thënë se liderët e BE-së e kanë aprovuar emërimin e Dragit gjatë samitit të sotëm që është mbajtur në Bruksel.

Dragi, 63 vjeçar, guvernatori i Bankës Qëndrore të Italisë, do e zëvendësojë francezin, Zhan Klod Trishe, mandate i të cilit përfundon në muajin tetor.

Ka pasur shqetësime që emërimi i Dragit mund të shtyhet për shkak të shqetësimeve të Francës se ky vend mund të mbes pa ndonjë përfaqësues të saj në bordin e Bankës Qëndrore Evropiane.

Kjo Bankë, luan një rol të madh gjatë krizave të kredive me të cilën po përballen momentalisht disa shtete.
XS
SM
MD
LG