Ndërlidhjet

Klinton uron kroatët dhe sllovenët për pavarësi


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ju ka dërguar telegrame urimi Republikës së Sllovenisë dhe asaj të Kroacisë me rastin e ditës së pavarësimit të dy ish republikave jugosllave.

Në telegramin e urimit për Kroacinë, Klinton ka thënë se i “uron popullit të Republikës së Kroacisë festën e 20 vjetorit të pavarësimit të tyre më 25 qershor. Në këtë ditë, 20 vjet më parë është bërë histori, mirëpo ajo kohë e ka shënuar edhe fillimin e një periudhe të vështirë për kroatët”.

Ndërkaq në telegramin për Slloveninë, Klinton ka kujtuar se në vitin 1991, Slovenia është përballur më një të ardhme të paqartë.

“Mirëpo, pas vetëm 20 vjetësh, shteti i juaj është model për rajonin. Slovenia i ka befasuar fqinjët e saj dhe botën, duke u transformuar në një shoqëri demokratike”, thuhet në telegramin e Hillari Klintonit.
XS
SM
MD
LG