Ndërlidhjet

Zapatero: Deri më 2014, tërhiqemi nga Afganistani


Ministri i jashtëm spanjoll, Hoze Luiz Rodrigez Zapatero, ka thënë sot se Spanja do të tërheqë 10 % të trupave të saj nga Afganistani, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa tërheqjen e plotë e planifikojnë për në vitin 2014.

Zapatero e ka thënë pas samitit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai ka thënë se 40 % e trupave spanjolle do të kthehen në Spanjë në pjesën e parë të vitit 2013.

Ky njoftim është bërë një ditë pasi Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka prezantuar kohën e tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG