Ndërlidhjet

Hezbollah thotë se ka zbuluar pjesëtarë të CIA në mesin e saj


Liderët e Hezbollahut thonë se disa anëtarë të këtij grupi shiit të Libanit e kanë pranuar të jenë spiunë të Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës amerikane, CIA.

Përmes një fjalimi që u transmetua në televizion, Sheik Hasan Nasrallah, ka thënë se grupi që përkrahet nga Irani, tani beson se agjentët e CIA-s që punojnë jashtë ambasadës amerikane në Beirut, kanë rekrutuar së paku dy pjesëtarë të Hezbollahut si spiunë ndërsa grupi është duke e hetuar nëse edhe një anëtar i tretë është rekrutuar nga CIA apo ndonjë shërbim tjetër sekret.

Nasrallah e akuzuar aleatin amerikan, Izraelin se qëndron prapa rrjetit të spiunëve, duke thënë se Izraeli ka dështuar që të ndërhyjë në Hezbollah, ndërsa tani i ka kërkuar SHBA-ve që ta bëjnë këtë gjë.

Ambasada amerikane në Beirut i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se duket që Hezbollah ka probleme të brendshme.
XS
SM
MD
LG