Ndërlidhjet

Kajro: Përleshje mes demonstruesve pro dhe anti Mubarakut


Raportohet për mbi 10 të lënduar gjatë përleshjeve në Kajro në mes të përkrahësve dhe kundërshtarëve t ëish Presidentit egjiptian, Hosni Mubarak.

Raportohet se forcat e sigurisë kanë ndërhyrë që të ndajnë të dy palët dhe të sigurojnë qetësi. Agjencia shtetërore e lajmeve, MENA, ka raportuar se përleshjet kanë nisur të premtën kur protestuesit kundër Mubarakut u konfrontuan me demonstruesit pro Mubarakut.

Kjo agjenci ka raportuar edhe se më shumë se 10 veta janë lënduar dhe ka pasur edhe vetura të shkatërruara nga gurët që janë hedhur nga të dyja palët.

Mubaraku 83 vjeçar, është detyruar që të jap dorëheqje nga detyra në muajin shkurt pas kryengritjes popullore, ndërsa nga 3 gushti pritet të përballet me process gjyqësor për urdhërimin e vrasjes së protestuesve kundër regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG