Ndërlidhjet

Policia ruse vazhdon shtypjen e marshimeve të homoseksualve


Policia ruse ka arrestuar mbi dhjetë aktivistë të të drejtave të homoseksualve që morrën pjesë në një marshim të tyre gjatë fundjavës, duke e arrestuar shkurtimisht edhe udhëheqësin e këtyre aktivistëve, Nikolei Aleksejev.

Grupi prej 15 personave, përfshirë edhe aktivistë nga Ukraina dhe Bellorusia, kanë demonstruar të shtunë në Shën Peterburg.

Kjo protest është mbajtur për të treguar solidaritet ndaj marshimeve të homoseksualve që janë mbajtur në tërë Evropën dhe një ditë pasi shteti amerikan i Nju Jorkut është bërë shteti i gjashtë federal që ka legalizuar martesat e personave të të njejtës gjini.

Autoritetet ruse rregullisht nuk ju japin leje aktivistëve të të drejtave të homoseksuealve që të mbajn demonstrata në Rusi dhe me shpejtësi shtypin protestat e tyre.
XS
SM
MD
LG