Ndërlidhjet

Irani hedhë poshtë akuzat për përfshirje në Siri


Irani sot i ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Bashkimi Evropian rreth përfshirjes së Gardës Revolucionare të Iranit në shtypjen e protestave në Siri. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ramin Mehmenparast, ka thënë se “BE është thjeshtë duke bërë propagandë kundër Iranit”.

Bashkimi Evropian, më 24 qershor ka akuzuar tre zyrtarë në Gardën Revolucionare të Iranit duke vënë sanksione si ndalim udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për shkak të “ofrimit të pajisjeve dhe përkrahjes” për regjimin e Presidentit të Sirisë, Bashar al Asad për shtypjen e vazhdueshme që ju bëhet protestave.
XS
SM
MD
LG