Ndërlidhjet

Vdesin edhe 2 të mbijetuar të aksidentit me aeroplan në Rusi


Kanë vdekur edhe dy persona të tjerë pas rrëzimit të aeroplanit rus më 20 qershor, duke e rritur numrin e viktimave në 47 veta. Aeroplani ishte përplasur në një autostradë vetëm pak minuta pasi ishte kthyer në tokë.

Tetë persona fillimisht e mbijetuan rrëzimin, që u nxorrën nga aeroplani i cili kishte marrë flakë nga persona të ndryshëm, mirëpo një djalë nëntë vjeçar vdiç vetëm një ditë më pas.

Dmitri Belojartsev, kirug në spitalin ku ishin dërguar të mbijetuarit, ka thënë se edhe një grua ka vdekur të shtunën dhe një ditë më pas ndërroi jetë edhe një burrë.

Të dy kanë pasur djegie të mëdha.

Për rrëzimin e aeroplanit 31 vjet të vjetër, është fajësuar piloti, por Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka folur për plane që do të heqë nga përdorimi, aeroplanë të kohës sovjetike, duke filluar nga viti i ardhshëm.
XS
SM
MD
LG