Ndërlidhjet

Sërish sfidohet bllokada izraelite në Gazë


Qindra aktivistë po përgatiten që të nisin anijet me ndihma në Gazë këtë javë, për të sfiduar kështu bllokadën izraelite.

Rreth 350 mbështetës palestinezë nga 22 shtete pritet që t’i bashkohen “Flotës së Lirisë”, apo “Freedom Flotilla”, që do të niset nga portet greke.

Në majin e vitit të kaluar, nëntë aktivistë turq patën vdekur, nga sulmi izraelit ndaj anijes, e cila po merrte pjesë në dërgimin e ndihmave ndërkombëtare për Gazën.

Izraeli ka vendosur bllokadë pasi që grupi islamik Hamas, mori kontrollin e territorit në vitin 2007.

Të dielën, autoritetet izraelite, paralajmëruan se çdo gazetar i huaj, që mund të gjendet në anijen e nisur për në Gazë, mund të përballet me dëbim dhe 10 vjetë ndalesë për të hyrë në Izrael.
XS
SM
MD
LG