Ndërlidhjet

Ngrihen asetet e pronarit të Albanian Airlines


Autoritetet shqiptare kanë ngrirë rreth 3 milionë euro në xhirollogaritë bankare të pronarit të kompanisë kombëtare ajrore, Abanian Airlines në dyshimet për shpëlarje parash dhe lidhje me ish presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak.

Qytetari turk, Ali Evsen dhe disa nga ndihmësit e tij, janë hetuar në bashkëpunim me Turqinë e Spanjën, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjitshme, Plator Nesturi.

Evsen është arrestuar në Spanjë në fillim të këtij muaji, së bashku me miqtë e afërt dhe birin e Mubarakut.

Kompania po vazhdon operimin dhe nuk ka dhënë ndonjë koment.

Albanian Airlines, në të cilën, Evsen mban 93 për qind të aksioneve, që nga viti 2009, fluturon në 12 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
XS
SM
MD
LG