Ndërlidhjet

Tbilisi: Na quani Gjeorgji, e jo Gruzi


Autoritetet në Gruzi kanë kërkuar nga shtetet e tjera, që këtij vendi zyrtarisht t’i referohen si “Gjeorgji” e jo me emrin e favorizuar nga Rusia, “Gruzi”.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Ia Maharashvili, tha se autoritetet kanë kërkuar nga “vendet që e thërrasin Gjeorgjinë, “Gruzi”, ta ndryshojnë emrin në gjuhët përkatëse në Gjeorgji”.

Disda vende në botë, përfshirë Rusinë dhe ish vendet komuniste e përdorin emrin “Gruzi”, që e përkujton të kaluarën ruse, e të cilën Tbilisi po synon ta çrrënjosë.

Aktualisht shtetasit në këtë vend e përdorin emrin Sakartvelo, që ka dalë nga themeluesi legjendar i këtij vendi, Kartlos.
XS
SM
MD
LG