Ndërlidhjet

Greva e radhës në Greqi, bllokim total të shërbimeve publike


Greqia do të përballet me grevë 24 orëshe sot. Me papunësinë tashmë mbi 16 %, sindikatat janë të zemëruara me programin e ri prej 28 miliardë euro që do sigurohen nga shkurtimet buxhetore që po debatohet momentalisht në parlamentin grek. Ky program e ka për qëllim që të vë taksa në rrogat e vogla.

Greva e ka për qëllim që të pengoj shërbimt publike, me përfshirjen e mjekëve, shoferëve të auto-ambulancave, gazetarëve dhe raportohet se grevës do i bashkohen edhe aktorët e një teatri që paguhet nga shteti.

Pritet që rreth 5 mijë policë të thirren në shërbim, nëpër rrugët e Athinës, që përballen me protestat e paralajmëruara.
XS
SM
MD
LG