Ndërlidhjet

Freedom House: Kosova - demokraci e papjekur


Një raport jo pak i zymtë për Kosovën është publikuar sot edhe nga organizata Freedom House, e cila vlerëson se Kosova mbetët një demokraci e papjekur. Në vlerësimet e kësaj organizate, Kosova ka rënë nga niveli i 4.25 në 4.50, ndikuar më shumë nga procesi zgjedhor i karakterizuar me mashtrime të mëdha në të paktën gjashtë komuna.

Lufta kundër korrupsionit është zhvilluar përmes debateve, por përpjekjet për ta luftuar atë kanë pasur rezultate minimale.
Në këtë raport përmendet situata jo e mirë edhe e shoqërisë civile, ndërsa e akuzon qeverinë e Kosovës se “ka dështuar të zbatojë dispozitat kushtetuese që garantojnë lirinë e medias dhe të shpreshjes. Organizata vë në pah se gazetarët dhe mediat e pavarura kanë qenë objekt I kërcënimeve dhe I presioneve të shtetit dhe institucioneve ndërkombëtare. Punonjësit e dy të përditshmeve të pavaruara thuhet se kanë qenë objektiv I shpeshtë I kërvcënimeve.

Qeveria thuhet se ka vazhduar të kontrollojë transmetuesin publik, RTK, dhe të ndikojë në mediat private nëpërmjet reklamave selektive. Për shkak të një rënieje të vazhdueshme të pozitës së gazetarëve dhe zbatimit të pamjaftueshëm të garancive kushtetuese në lirinë e medias, vlerësimi për media të pavaruara në Kosovë përkeqësohet nga 5.50 në 5.75.

Vlerësimi i Freedom House, për të arriturën më të madhe të Kosovës është vazhdimi i zbatimit të pakos së decentralizimit, pas së cilës u krijuan tri komuna të reja me shumicë serbe.
XS
SM
MD
LG