Ndërlidhjet

Opozitari në mërgim i Gjeorgjisë hetohet për grupe të armatosura


Hetuesit e Gjerogjisë sot e kanë akuzuar liderin e opozitës të larguar nga ky vend, ish Ministri i Mbrojtjes, Irakli Okruashvili, se ka krijuar grupe të armatosura gjatë përpjekjes së dështuar të tij që të kthehet në vendlindje.

Javën e kaluar, tetë përkrahës të opozitës gjithashtu janë akuzuar për formimin e një grupi të armatosur që t’i ndihmojnë Okruashvilit pasi ai ishte betuar se do të kthehet në Gjeorgji, ndërsa liderët e tjerë të opozitës kanë thënë se akuzat kundër atyre që dyshohen se janë bashkëpunëtorët e tij janë të fabrikuara.

Okruahvilli, i cili kaloj në opozitë në vitin 2007 dhe i cili tani jeton në Francë, është dënuar me 11 vjet burg për korrupsion pasi ishte larguar nga shteti.
XS
SM
MD
LG