Ndërlidhjet

Shumë deputetë turqë e bojkotojnë seancën e parë të parlamentit


Anëtarët e rinj të parlamentit turk janë duke dhënë betimin në Ankara sot, në ceremoninë e cila po karakterizohet nga sfidat ligjore që u janë shkaktuar kandidatëve të opozitës.

Partia kryesore opozitare, Partia Republikane e Popullit, e cila ka fituar 135 ulëse në parlamentin prej 550 vendeve, ka thënë se do e bojkotoj seancën e sotme për shkak të proceseve gjyqësore ndaj dy deputëteve të cilëve ju është marrë pozita e deputetit. Ata e akuzojnë kryeministrin, Rexhep Tajip Erdogan se qëndron prapa këtyre proceseve.

36 kandidatët të cilët kanë garuar si të pavarur nga Partia pro kurde për Paqe dhe Demokraci, kanë thënë se ata do e bojkotojnë ceremoninë pasi Komisioni Qëndror Zgjedhor e diskualifikoj një nga kandidatët për shkak të dënimeve të mëparshme për shpërndarje të “propagandës terroriste”.
XS
SM
MD
LG