Ndërlidhjet

Wen Jiabao: Kina mund ta ndihmojë Evropën


Kryeministri kimnez, Wen Jiabao, tha sot se Pekini është i gatshëm ta ndihmojë Evropën në krizën e saj të borxheve dhe mund t’i blejë borxhet sovrane të disa vendeve të eurozonës, nëse është e nevojshme.

Këto komente ai i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Wen Jiabao ka shprehur mbështetjen e Kinës për monedhën euro.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se është shumë e kënaqur që Kina e mbështet euron.

Ajo mëtutje ka mirëpritur lirimin e artistit kinez, Ai Weiwei, dhe të Hu Jias, në Kinë, por ka kërkuar të sigurohet proces gjyqësor transparent për zotin Weiwei dhe për të gjithë të tjerët, që “janë të prekur nga ky lloj i situatës”.

Gjatë vizitës së kryeministrit Wn Jiabao, Kina dhe Gjermania kanë nënshkruar sot marrëveshje në vlerë prej 15 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG